English

Pacolli feston 60-vjetorin, Rama e Topi në Prishtinë (Foto)

Prishtinë, 31 gusht, NOA - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli festoi mbrëmë 60 vjetorin e ditëlindjes së tij në Prishtinë. Në mesin e të ftuarve që uruan Pacollin ishin presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, lideri i PS-së, Edi Rama, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, etj.

Të ftuar të veçantë ishin edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava si dhe biznesmenët e njohur shqiptar Lazim Destani nga Tetova, Rezart Taçi nga Tirana, por edhe Rifat Jashari që kishte mbërritur nga Skenderaj.

Ceremonia festive u ndoq me prerjen e tortës solemne, që ishte siguruar vetëm për familjen e ngushtë të zëvendëskryeministrit Pacolli si bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Në një atmosferë impresionuese dhe festive ditëlindja e Pacollit është ndjekur dhe uruar edhe nga qindra mysafirë të tjerë, mes tyre edhe diplomatë të ndryshëm por edhe mysafirë nga kontinentet e ndryshme.

NOA/INA

KOMENTE
  • etanoli10:25 - 31 Gusht 2011
    kokan ba krejt komunistat bashk