English

Përballja me Francën, “gjelat” mbërrijnë në Tiranë

Tiranë, 31 gusht 2011, NOA / Albana Qehajaj - Ekipi i futbollistëve francezë, ka mbërritur pasditen e sotme në Shqipëri. Ata kanë zbritur në aeroportin e “Rinasit”, dhe me autobus janë larguar drejt një hoteli, aty ku do të akomodohen dhe më pas do të zhvillojnë një seancë stërvitje.

Nesër ata do të njihen me ambientet e stadiumit Qemal Stafa ndërsa pasdite është parashikuar konferenca e shtypit e trajnerit të Francës. Përballja futbollistike mes Shqipërisë dhe Francës, ish kampiones së botës dhe Evropës do të luhet më 2 shtator.

Ndeshja është e vlefshme për eleminatorët “Euro 2002”, ku Franca është skuadra kryesore për kualifikim.

***

Kombëtarja A ka fituar dje 4-0 në testin me kuqezinjtë 17-vjeçarë, zhvilluar pasditen e së martës në Durrës. Trajneri Kuzhe ka dashur të shohë nga afër formën e futbollistëve në prag të sfidës së të premtes kundër Francës, ndërkohë që në fund, një pjesë e madhe e tyre e ka bindur. Kroati e ka nisur takimin me një formacion që mendohet se do të jetë edhe ai i ndeshjes me francezët, me në portë Ujkanin dhe përpara tij Cana, Teli, Dallku e Vangjeli. Në mesfushë, Kuzhe ka vendosur Bulkun, Currin, Agollin dhe Skelën, ndërsa në sulm dyshen Bogdani-Salihi. Por, është e qartë se në ndeshjen me Francën, njëri nga dy sulmuesit do të luajë më i tërhequr, ndoshta në krahun e djathtë, ku nuk do të jetë Duro.

a.q/NOA

KOMENTE