English

SHBA: Wikileaks ka dëmtuar interesat e Amerikës, rrezikohen njerëz

Uashington, 31 gusht, NOA - Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar publikimin e fundit të dokumenteve sekrete diplomatike amerikane nga WikiLeaks në Internet. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se me këtë veprim janë dëmtuar shumë përpjekjet diploamtike të Shteteve të Bashkuara, individët janë rrezikuar dhe është kërcënuar siguria e Shteteve të Bashkuara.

E përditshmja New York Times ka raportuar se publikimi i fundit i afro 140 mijë dokumenteve konfidenciale dhe sekrete, përfshirë edhe shumë me emra të burimeve të ndjeshme, që mund të jenë në rrezik, nëse bëhet e ditur se ata kanë kontaktuar me diplomatët e Shteteve të Bashkuara. Organizata WikiLeaks i ka hedhur poshtë këto pohime.

NOA/RFE

KOMENTE