English

“Stresi” përfundon në pranga, këngëtari akuzohet për gjobvënie

Pogradec, 31 gusht 2011, NOA – Pasditen e sotme ka përfunduar në prangat e policisë këngëtarin i muzikës hip – hop, Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si “Stresi”.

një njoftim zyrtar të komisariatit të Korçës, bëhet e ditur se këngëtari 24 vjeçar u arrestua ne piken e kalimit kufitar ne Qafë-Thanë, teksa Stresi po shkonte drejt Maqedonisë për një koncert. Gjithmonë sipas njoftimit zyrtar, Arkimed Lushaj akuzohet për veprat penale të shtrëngimit me armë, kanosje, ose dhunë për vënie pasurie në bashkëpunim. Stresi akuzohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për gjob vënie ndaj një emri të njohur në fushën e muzikës dhe artit.

a.q/NOA

KOMENTE