E mërkurë, 31 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Piratët informatikë sulmojnë faqen zyrtare onlinë të WikiLeaks. Gjithçka ka ndodhur vetëm pak ditë pasi në këtë faqe nisi publikimi i shume kabllogrameve lidhur me zhvillimet në Shqipëri, nisur nga raportimet që ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë Uashingtonit zyrtar.
Si pasojë e këtij sulmi, janë zhdukur një numër i madh i dokumentave që flisnin për Shqipëri, shifra e saktë e të cilave nuk dihet ende.
Mesazhi për sulmin e të ashtuquajturve “hackers” është dhënë në rrjetin social Twiter. Deri dje, në kë faqe numëroheshin rreth 700 dokumenta për Shqipërinë, politikën, diplomacinë dhe ekonominë e saj. (vijon)
a.q/NOA