English

Tiranë, braktisen 3 të mitur: Nuk dimë ku i kemi prindërit

Tiranë, 31 gusht 2011, NOA – Tre fëmijë të mitur janë gjetur nga policia e Tiranës, pak minuta më parë. Të vegjlit e moshës, 6, 4 dhe 2 vjeç janë gjetur në zonën e Porcelanit në kryeqytet, krejtësisht të pashoqëruar.

Sipas dëshmisë së dhënë nga volgëlushet në polici, të tre kanë që ditën e martë që jetojnë vetëm. Ata kanë deklaruar se nuk e dinë se ku janë prindërit e tyre dhe se emrat e tyre i kanë emrat Leta dhe Donald Kala.

Me kalimin e kohës, fëmijët përkatësisht Manushaqe, Serxho dhe Xhino kanë nisur të rrëfejnë më shumë për situatën ku ndodhen. Sipas tyre, prindërit i kishin dërguar tek një grua e cila i ka përzënë sot në mbrëmje.

Policia informon se ka ushtruar kontroll në banesën e familjes Kala, pranë farmacisë 10 ku nuk kanë gjetur prindërit. Sipas uniformave blu, kjo histori nuk është e para për familjen, pasi vogëlushët janë braktisur edhe herë të tjera.

a.q/NOA

KOMENTE