Torino, 31 Gusht NOA - Pas blerjeve të shumta të këtij sezoni meraktoje, skuadra e Juventusit ka siguruar shërbimet e talentit holandez Eljero Elia.
Bardhë e zinjtë, faktikisht, kanë mbyllur marrëveshjen me mesfushorin e talentuar të Hamburgut, për të cilin është gjetur një akord mbi bazën e 9 milionë eurove.
Asnjë formë huazimi, por një aksion “force” për të siguruar Elian, mesfushorin që ishte në kërkim tekniku Conte.
Shumë shpejt do të kryhet vizitat mjekësore dhe do të hidhet firma mbi kontratë.
Ka qenë dhe vetë lojtari i cili në Twitter ka shkruar: “Di që Hamburgu më ka shitur”.
Për lojtarin gati do të jetë një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon.
r.b/NOA