Zvicër, 31 Gusht 2011 NOA - Në Zvicër vazhdon të jetë ekzistuese mundësia për të qëlluar në drejtim të maceve të rrugëve.
Lajmi është bërë i ditur nga qeveria, duke refuzuar kërkesën e animalistëve që në shumë pak muaj kishin grumbulluar 14 mijë firma kundër gjuetisë së felinëve.
Me sëmundjet e tyre kërcënojnë speciet shtëpiake, zogjtë, lepujt dhe reptilët.
Padronët e këtyre kafshëve premtojnë luftë dhe kanë lançuar propozimin: “Mund të niset një operacion sterilizimi”.
Diçka e tillë nuk është marrë në konsideratë nga Këshilli Federal, sipas të cilit diçka e tillë është shumë e kushtueshme dhe e vështirë për tu realizuar.
Një ndër synimet më të rëndësishme është ai që të ndalohet çiftëzimi i maceve të rrugës dhe diçka të tillë qeveria mendon ta realizojë vetëm nëpërmjet gjuetisë.
r.b/NOA