English

73 arrestime në Spanjë, zbulohet rrjeti i trafikut të drogës

Spanjë, 1 shtator 2011, NOA - Policia e Spanjës në bashkëpunim me atë britanike, ka zhvilluar një operacion anti-droge në Ibiza, duke vënë në pranga 73 persona. Ndërkohë policia ka kapur 4 kg kokainë, dhe sasi drogërash të tjera. Në kuadër të këtij operacioni, policia spanjolle ka sekuestruar edhe 90 mijë euro.

Për shtypin spanjoll, bëhet fjalë për një nga operacionet më të mëdha të regjistruara në këtë vend. Agjentët kanë sekuestruar drogën në ambiente private, dhe kanë arrestuar 9 shtetas anglezë, 3 irlandezë dhe një polak. Ndërsa në operacionin e dytë të zhvilluar nga policia spanjolle, janë arrestuar 60 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë italianë.

Në banesën e tyre, policia ka sekuestruar llojëra të ndryshme drogash dhe 21 mijë euro. Të arrestuarit akuzohen për transportim dhe shitje të drogës, në veçanti të kokainës.

a.q/NOA

KOMENTE