English

ACR: Minatorë kthehuni në punë, brenda javës rroga e 13-të

E enjte, 1 shtator 2011, NOA- Kompania ACR u ka bërë thirrje sërish minatorëve që ti kthehen punës, duke u garantuar zgjidhje për situatën e tyre financiare.

një njoftim të pak minutave më parë ACR shprehet se, “Kompania ACR fton minatorët të paraqiten pranë administratën së minierës së Bulqizës për të firmosur kontratat e reja individuale të punës. Në këto kontrata përfshihet edhe rritja prej 20% e pagës, garancitë për përmirësimin e kushteve të punës dhe informimin e vazhdueshëm të planit të investimeve. Për sa i përket kushteve të vështira financiare, ACR do t’i shpërndajë brenda javës minatorëve rrogën e 13-të si formë parapagimi”.

Sakaq në vijim theksohet se kompania ACR dëshiron tu vijë në ndihmë minatorëve për të përballuar vështirësitë në të cilat i kanë futur disa njerëz të papërgjegjshëm të udhëhequr nga Kol Nikolla.

a.y/NOA

KOMENTE