English

ALBTELECOM, TJETËR OFERTË PËR PËRDORUESIT E INTERNETIT

Tiranë, 1 shtator 2011, NOA - ALBtelecom sjell të tjera përfitime për përdoruesit e shërbimit të internetit me ADSL, duke rritur sërish kapacitetin e limitit për paketat “ADSL Limited”. Duke filluar nga data 1 Shtator dhe për periudhën në vazhdim, abonentët ekzistues të internetit dhe ata që zgjedhin të abonohen rishtas në një prej paketave të limituara do të përfitojnë nga 2 Gbyte shtesë në kapacitetin e limitit.

Abonentët e paketës “2 Mbps me 2 Gbyte Limit” do të përfitojnë 2 Gbyte limit shtesë pa pagesë ekstra për vetëm 999 Lekë (pa TVSH). Ndërsa paketa “2 Mbps me 8 Gbyte Limit” do të bëhet “2 Mbps me 10 Gbyte Limit” po me të njëjtin çmim 1999 Lekë (pa TVSH). Për të dyja këta paketa shtimi i kapacitetit të limitit për të gjithë abonentët do të aktivizohet automatikisht nga ALBtelecom.

Me ndryshimet e fundit në të dy paketat e limituara të shërbimit të internetit me ADSL, abonentët e ALBtelecom kanë mundësi të shijojnë më gjerë në varësi të nevojave të tyre shërbimet e internetit me cilësi të lartë. ABLtelecom në mënyrë të vazhdueshme ka rritur limitin e paketave si dhe ka sjellë mundësi të tjera për abonentët që dëshirojnë kapacitete më të mëdha të paketave ADSL. Përveç dy paketave ADSL me limit, ALBtelecom ofron dhe 5 paketa të tjera, të konceptuara sipas nevojave të klientëve, me çmime ndër më të leverdisshmet në treg.

Përmes aplikimit të çmimeve të leverdishme, rikonceptimit të vazhdueshëm të paketave të shërbimit të internetit me ADSL dhe ofrimit të paketave ekonomike që përfshijnë shërbimin e internetit sëbashku me çmime të leverdishme, ALBtelecom vazhdon të realizojë pritshmëritë e abonentët. Ndërkaq benefitet janë shoqëruar dhe me rritje të vazhdueshme të cilësisë, sigurisë dhe shpejtësisë së produkteve dhe qëllimi i kompanisë është plotësimi i kënaqësive të abonentëve ekzistues dhe atyre potencialë. Ofrimi i mundësive të shumta të zgjedhjeve nëpërmjet shumëllojshmërisë së shërbimeve dhe paketave me çmime të favorshme, vazhdon të mbetet prioritet i ALBtelecom.

Vetëm pak kohë më parë gjigandi i telekomunikacionit në Shqipëri hodhi të treg paketat e integruara të shërbimit të telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit "i+FIKS 1 999 Lekë" (Paketën ADSL 2 Mbps me 10 Gbyte Limit FOLFIX100) dhe paketën "i+FIKS 2 999 Lekë" (Paketën ADSL 2 Mbps pa Limit dhe paketën FOLFIX 1500).

a.q/NOA

KOMENTE