SHBA, 1 Shtator NOA - “Filmi im është personal dhe aspak politik, mund ta zhvilloja në Wall Street. Është një film i cili bazohet mbi moralin”, - kanë qenë këto fjalët e aktorit të famshëm të Hollivudit George Clooney, protagonist i hapjes së festivalit të kinemasë në Venecia.
Clooney ka menduar për këtë film që në vitin 2007, më pas u zgjodh president Obama.
“Të gjithë njerëzit ishin aq optimiste dhe ishte një situatë aq cinike saqë vendosa të shtyj këtë projekt për më vonë”, - shpjegoi Clooney.
r.b/NOA