English

Deklarata e ACR, reagon Nikolla: Kompania ka kontratë me sindikatën

Bulqizë, 1 shtator 2011, NOA - Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla ka deklaruar se kompania ACR, ka kontratë kolektive në fuqi me sindikatën. Pas qëndrimit të sotëm të ACR, Nikolla tha se, kontrata individuale e minatorëve të Bulqizës nuk ka përfunduar. “Është një shaka apo papërgjegjshmëri e radhës. Ministria e Punës duhet të reagojë sepse është organi shtetëror, që harton dhe ndjekë hartimin e legjislacionit të punës. Është kontraditë e madhe e ligjit të punës. Jemi të vendosur për të vijuar mbrojtjen e institucioneve të punonjësve. Askush pa përfunduar grevën, nuk ka të drejtë të kryejë kontratën. Minatorët kanë kontratën kolektive dhe kjo kontratë nuk ka përfunduar ende, ajo ka afat edhe 2 vjet të tjera. Asnjë lloj nënshkrimi tjetër përveç institucional nuk do të ketë”, u shpreh Nikolla.

a.q/NOA

KOMENTE