English

Historia, Berisha: Të rishiten arkivat, çdo kontribut të vihet në vend

Tiranë, 1 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i pranishëm në ekspozitën e koleksionit mbretëror, Adamidi Frashri, në kuadër të festimit të 83-vjetorit të mbretërisë Shqiptare u bëri thirrje të gjithë historianëve të vendit që të rishikojnë arkivat me qëllim që të vënë në vend historinë e vendit. “Dhe njëherë unë ju bej thirrje historianëve të këtij vendi, të hapin arkivat dhe tu thonë shqiptarëve të vërteta historike të tyre ashtu siç janë. Kombi sot është i lirë, por është shumë e rëndësishme të dije përpjekjen e madhe të burrave të tyre për të ndërtuar shtet në luftë kundër anti-shtetit, sepse duhet të jemi realist, Zogu u përball me përpjekje të pa ndershme të personaliteteve të ndryshme të asaj kohe, të cilët në mënyrën më absurde rrëzonin deri para vendosjes së Kurorës çdo javë nga një qeveri”, tha kryeministri.

Ai vlerësoi dhe shprehu mirënjohje për periudhën e mbretërisë dhe kontributin e saj në pavarësinë e shtetit shqiptar

“Historia duhet të flasë me të vërteta siç janë se kjo do ti ndihmojë shqiptarët të njohin më mirë veten e tyre. Kjo do ti ndihmojë ata të jenë vetja e tyre dhe të shohin më qartë drejt së ardhmes”, deklaroi kryeministri Berisha.

Gjatë përshëndetjes së tij kryeministri tha se hapja e kësaj ekspozite në 83 vjetorin e Mbretërisë përbën një ngjarje të rëndësishme. Kryeministri shprehu respektin dhe nderimin e tij, për familjen Adamidi, për këtë dhuratë, për këtë thesar të çmuar që i ka dhuruar Familjes Mbretërore Shqiptare, si mbajtëse dhe kultivuese e vlerave më të arrira të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

a.q/NOA

KOMENTE