English

Hugo Chavez nga spitali: Jam mirë, do dal dhe do jetoj

E enjte, 1 shtator 2011, NOA- “Çdo gjë shkon mirë”. Presidenti i Venezuelës Hugo Chaves ka siguruar që nga spitali mbështetësit.

Chavez është shtruar në spitalin ushtarak në Karakas prej së shtunës, për t’iu nënshtruar kimioterapisë, pas ndërhyrjes së 20 qershorit të kaluar në Kubë.

Duke përshëndetur përmes Twitter, Chavez shkruan se është duke u përballur me ditën e tretë të kimioterapisë.

“Çdo gjë shkon mirë, do të dal nga këtu, do të jetojmë dhe do të fitojmë”, është shprehur presidenti venezuelian.

a.y/NOA

KOMENTE