Jeruzalem, 1 shtator 2011, NOA – Presidenti i Izraelit Shimon Peres ka hedhur idenë e ngritjes së një muzeu të posaçëm, i cili do të ketë formën e kokës së shkencëtarit Albert Anjshtanj. Ky vendim merret si nderim për 45 mijë dokumentat personale që shkencëyari i ka lënë si trashëgimi universitetit hebraik të Jeruzalemit.
Peres tha për gazetën Yediot Ahronot se, Anjshtanj është hebrei më i njohur i botës dhe historisë njerëzore pas Moses.
Për këtë arsye, sipas Perez, Izraeli duhet t’i bëjë atij një homazh në një mënyrë të përshtatshme.
Gazeta tha se në javët e fundit, Peres mori mbështetjen aktive të Kryeministrit dhe Universitetit Hebraik, të cilët janë duke kërkuar një vend të përshtatshëm për projektin.
a.q/NOA