Elbasan, 1 shtator 2011, NOA – Dy persona janë plagosur si rezultat i përplasjes së një kamioni me një motoçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Fabrika e Çimentos dhe sipas policisë, kamioni me targa OH 891 IM, me drejtues shtetasin maqedonas D.A, i cili përshkonte rrugën nga Maqedonia për tëk fabrika e cimentos, ka përplasur mjetin motorr me targa AB 937, me drejtues 17 vjecarin shtetasin D.Sh, banues në lagjen "5 Maji" Elbasan.
Në motoçikletë udhëtonte edhe J.K, vjec 17, banues po në lagjen "5 Maji" Elbasan.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy 17-jecarët, të cilët u dërguan menjëherë në spitalin Kirurgjik Elbasan.
Grupi hetimor i cili u dërgua në vëndin e ngjarjes po punon për të përcaktuar saktë shkakun e ndodhjes së aksidentit.
a.q/NOA