English

Kapet 49 vjeçari, fyeu dhe goditi policët

Tiranë, 1 shtator 2011, NOA- Policia e Tiranës gjatë ditës së djeshme bëri arrestimin e një 49 vjeçari.

I ndaluari, i identifikuar si Perlat Sala, u prangos nga efektivët e komisariatit numër 2 në kryeqytet pasi teksa ka qenë duke ecur me makinën e tij në në rrugën “Komuna e Parisit”, ka fyer, goditur e kundërshtuar me dhunë oficerët e Patrullës së Përgjithshme.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se Sala, nuk u është përgjigjur thirrjes së policëve për të ndaluar dhe në kohën që këta të fundit janë drejtuar për nga ai, i 49 vjeçari i ka fyer dhe goditur ata.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Petro Nini11:30 - 01 Shtator 2011
    pa ta shikoj sherbimi i brendshem se kushedi si ka qen puna ,, se thone policis ,,,po jane disa polic qe s,jan policia ! ose kan gje personalishte me persona ose per tu kapardisur kerkojne para ! nuk duhet barazuar policia me policet . dhe pik !