Durrës, 1 shtator 2011, NOA- 51 vjeçari Luljan Karaboja nga Durrësi, është zënë mat teksa po dilte nga një banesë nga ku kishte vjedhur një televizor.
Ka qenë e zonja e shtëpisë, 50 vjeçarja me iniciale L.B ajo që ka gjetur hajdutin në banesën e saj në lagjen nr.10 në Durrës dhe pas pikasjes së tij, ka njoftuar menjëherë policinë.
Sakaq nga ana e uniformave blu, u bë arrestimi në flagrancë, ndërsa materialet në lidhje me veprën penale të vjedhjes i kaluan Prokurorisë së rrethit Durrës.
a.y/NOA