English

KFOR arreston dy serbë në Veri të Kosovës

Prishtinë, 1 shator 2011, NOA – Sipas mediave kosovare, në mesditen e sotme KFOR-i ka arrestuar dy serbë në veri në lidhje me trazirat e shkaktuara në këtë zonë në muajin korrik. “Arrestimi i tyre është bërë bazuar në hetimet e EULEX’it”, thotë një zyrtar i KFOR, duke saktësuar se ata dyshohen për përfshirje në trazirat e fund-korrikut. EULEX-i është përfshirë në një kërkim në zonën e Zubin e Potokut", thotë Nicholas Haëton, zëdhënës i këtij misioni. Zyrtarë të EULEX-it pranojnë se KFOR po vazhdon hetimet në zonën e Zubin e Potokut

Kryeministri Hashim Thaçi, në konferencën e sotme për media, pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, ka konfirmuar aksionet në Veri.

a.q/NOA

KOMENTE