Durrës, 1 shtator 2011, NOA- Një 19 vjeçare nga Kosova e identifikuar si Valentina Selmanaj, është ndaluar nga blutë e qytetit të Durrësit gjatë mesnatës, teksa ka tentuar të kalojë kufirin.
Bëhet e ditur se 19 vjeçarja, është kapur në flagrance nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me pasaportën e saj kosovare, ku kishte të stampuar një leje qëndrimi gjermane, e cila nga verifikimi rezultoi i vjedhur në Gjermani gjatë vitit 2008.
Pas kësaj u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumentacionit personal të kësaj shtetaseje dhe materialet për veprën penale të falsifikimit të dokumentave iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Durrësit.
a.y/NOA