SHBA, 1 Shtator NOA - Janë meshkujt ata që pushojnë në mënyrën më të keqe të mundshme dhe kjo si pasojë e pagjumësisë.
Si pasojë rrezikojnë zhvillimin e sëmundjeve kardiake.
Është kjo ajo çka kanë arritur të deduktojnë studiuesit e Universitetit të Harvard, të cilët kanë marrë në ekzaminim zakonet e 784 meshkujve mbi moshën 65-vjeçare.
Këta persona, sipas zbulimit të shkencëtarëve, e kanë shumë të vështirë për të rënë në një gjumë të thellë dhe kanë shumë mundësi që të çohen përgjatë natës.
Ky proces njihet si “gjumë me valë të lehta” dhe provokon një rrezik të tensionit të lartë, gjë që mund të çojë në infarkte apo iktus.
r.b/NOA