Los Anxhelos, 1 Shtator NOA - Xhinse të ngushta me shtrat të lartë dhe një bluzë me vija.
Ka qenë kjo mënyra se si është paraqitur në aeroportin e Los Anxhelos Miranda Kerr, ku ka paraqitur të gjithë bukurinë e saj.
Është bërë mama prej shtatë muajsh, por është rikthyer në formën e saj më të mirë.
Modelja, bashkëshortja e Orlando Bloom, ka nisur sërish sfilimin duke paraqitur një fizik të hollë, madje akoma më shumë se sa para shtatzënisë.
Por sekreti i vërtetë, sipas “Cosmopolitan Australia”, është vaji i kokosit: katër lugë në ditë.
Atyre qau është pyetur se si është e mundur, modelja i përgjigjet se preokupimi i vetëm ka qenë ai për të pasur një fëmijë sa më të shëndetshëm dhe të fortë.
r.b/NOA