Londër, 1 Shtator NOA - Në botë vdesin gjithnjë e më pak foshnje.
Numri i fëmijëve të vdekur në katër javët e para të jetës ka zbritur nga 4,6 milionë në vitin 1990 në 3,3 milionë në vitin 2009, ku duhet thënë se 99% e këtyre vdekjeve vjen në vende të cilat janë ende në fazë zhvillimi.
Është rezultati i një studimi të OMS, ONG Save the children dhe “London School of Hygiene and Tropical Medicine”, i cili më pas është publikuar në revistën Plos Medicine.
Vdekjet në muajin e parë të jetës janë rreth 41% e vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5-vjeçare, ku duhet theksuar se java e parë e jetës është ajo që mund të cilësohet si më e rrezikshmja.
r.b/NOA