English

Në Paris bisedohet për Libinë, në Tripoli Gadafi kërkon luftë

Tripoli – Paris, 1 shtator 2011, NOA - Ish- lideri i Libisë, Muamer Gadafi, thotë se ai do të vazhdoj t`i luftoje armiqtë e tij. Në një audio mesazh të transmetuar në kanalet arabe të lajmeve, Gadafi ka kërkuar që të lufta të vazhdojë.

“Çdo gjë që ju dëgjoni është gënjeshtër, mos u besoni. Luftoni me armë, luftoni me plumba. Plumbat le të flasin në emër të popullit të Libisë. Ne do t`i luftojmë, prej vendit në vend, prej qytetit në qytet, prej luginës në luginë, prej malit në mal. Do të jetë luftë e gjatë dhe ne do t`u tregojmë se ata nuk mund ta sundojnë Libinë dhe popullin e Libisë”, tha Gadafi.

Njëherësh, në Paris, anëtarët e Këshillit Tranzicional Kombëtar (KTK) të Libisë, po takohen me delegacionet e më se 60 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, në samitin, që së bashku udhëhiqet nga Franca dhe Britania.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e cila sot ka kërkuar nga udhëheqja e re e Libisë, që ta luftoj ekstremizmin dhe të ndihmoj që të sigurohet se armatimi i liderit të përmbysur Gadafi, të mos bjerë në duart e gabuara.

a.q/NOA/AP/Reuters

KOMENTE