Tiranë, 31 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Ka qenë gjithmonë një ëndërr e çdo prindi krenar, të kalojë pushimet me pasardhësit e tyre, diku larg, në një vend relaksues, si një familje e lumtur.
Por një studim i fundit tregon se, për një numër të konsiderueshëm të prindërve, një udhëtim larg me fëmijët e tyre është më shumë i lodhshëm sesa një shans për të kaluar momente të ç’lodhshme së bashku.
Një studim i ri i kryer nga Skyscanner, ka zbuluar se një e treta e prindërve janë shprehur se pushimet e tyre do të ishin më të këndshme, në qoftë se fëmijët e tyre nuk do të ishin të pranishëm.
Ndërkohë që më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se, kur behët fjalë për fundjavën, për to është më e rëndësishme të relaksohen se sa të kalojnë kohë jashtë me familjen.
Rreth 15 për qind e të anketuarve janë shprehur se e shohin tepër të vështirë udhëtimet me fëmijët, sidomos kur bëhet fjalë për ndonjë udhëtim të gjatë në kohë.
Nëntë për qind thanë se mundohen të shmangin destinacionet që mund të jenë tepër të nxehta për fëmijët e tyre.
Ndërkohë që katër për qind e çifteve pranojnë se nuk mund të shkojnë në një vend të ri, në të cilin nuk e dinë nëse ushqimi do të jetë i favorshme për fëmijët e tyre apo jo.
Kostoja e kalimit të pushimeve me fëmijët, është rritur gjithashtu.
Rreth 28 për qind e prindërve janë shprehur se marrja e fëmijëve me vetë ndikon shpesh herë edhe në zgjedhjet e tyre.
“Sigurisht, fëmijët dhurojnë momente të shumta kënaqësie tek prindërit, por nuk mund të jetë çudi nëse ato zgjedhin të ndihen përkohësisht të lirë nga fëmijët e tyre, duke kërkuar kështu për t’u relaksuar plotësisht.”- thotë Maria Porter, për Skyscanner.
Ndërkohë që, kur u pyetën për vendet e tyre më të preferuara për të pushuar, prindërit dhe fëmijët zgjodhën SHBA- në, si destinacionin e tyre më të preferuar dhe ideal për t’u vizituar.
Gjysma e fëmijëve zgjodhën një park, si vendin më të këndshëm për të pushur në fundjavë, ndërsa 42 për qind e prindërve konsideruan plazhin si vendin ideal.
Për çudi, vetëm 13 për qind e fëmijëve listuan në vend të parë plazhin, si vend ideal për të kaluar pushimet.