English

Olldashi: Për Unazën e Madhe prisni një vit (VIDEO)

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi tha sot se brenda 12 muajve të ardhshëm, Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë e hapur për mjetet dhe udhëtarët.

Deklarata e z.Olldashi u bë ndërsa inspektoi punimet në këtë pjesë rruge e cila sipas tij “është një nga projektet më të rëndësishme pasi është e lidhur me aksin Tiranë-Elbasan si dhe do të eliminojë trafikun e rënduar në kryeqytet”.

Lidhur me shpronësimet, ministri Olldashi tha se “fondi i akorduar është 400 milionë lekë dhe tashmë të gjithë pronarët e tokës kanë nisur të marrin edhe vlerën financiare të tokës”. e.t/NOA

296

KOMENTE