English

Pasqyra e shtypit, 1 shtator 2011

Tiranë, 1 shtator 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 1 shtator 2011.

Gazeta “Panorama” hapet me titullin kryesor, “Të përndjekurit: Zbulohet drafti me ndryshimet në ligj", ku theksohet fakti se përfitojnë 100 persona të rinj.

Një tjetër titull i kësaj gazete është, “Arvizu në zyrën e Bashës: Kam bashkëpunim të gjatë me të”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Yonger Berisha” të zgjidh hallin”, ku flitet për një dokument të Wikileaks, në të cilin thuhet për vajzën e Berishës, ku në një çështje prej emrit të saj, zgjidhet mosmarrëveshja.

“Dëshmia në Prokurori, si bëhen kosovarët shtetas të Shqipërisë me 4500 euro”, është një tjetër artikull i kësaj gazete.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Pagesa e të përndjekurve, rritet numri i përfituesve”, në të cilin detajohet vendimi i marrë ditën e djeshme nga qeveria dhe fakti se si zgjerohen kategoritë e përfituesve.

Një tjetër shkrim i kësaj të përditshme është edhe, “Arvizu: SHBA ndihmë konkrete për projektet e Bashës”.

“Gazeta Shqiptare” çelet me titullin, “Skandal te shëndetësia: Banka Botërore anulon tenderin prej 3.6 milionë dollarë”, ku theksohet anulimi i këtij tenderi për pajisjet e sistemit shëndetësor, prej konstatimit të shkeljeve gjatë tij.

Kjo gazetë si shkrim të radhës që zë vend në faqen e parë ka, “Intervista, rrëfehet i arrestuari për terror, Artan Kristo: Xhihad do të thotë terrorizëm”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm, “PS, plan të ri brenda kuvendit. Rama mbledh përfaqësuesit e komisioneve parlamentare”.

Një artikull tjetër i faqes së parë të kësaj gazete është, “Sulmohet faqja web e Wikileaks, zhduken dokumentet për Shqipërinë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar dërgoni një kërkesë në adresën; pr@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE