Prizren, 1 shtator 2011, NOA- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnate në Prizren, ku një kalimtar teksa ka qenë duke ecur në këmbë anës rrugës, është goditur nga një makinë e cila ka qenë duke ecur e shpejtësi të madhe.
Burime zyrtare nga policia e Kosovës thonë se, pas kësaj, autori i aksidentit është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke mos u kujdesur për viktimën, çka bëri që si pasojë e dëmtimeve të marra kalimtari të humbi jetën.
a.y/NOA