Durrës, 1 shtator 2011, NOA- Një burrë i moshës 59 vjeçare është marrë në mbrojtje nga policia e Durrësit, pas kallëzimit të bërë në polici.
Paditësi u ankua para bluve të qytetit, duke thënë se e shoqja e tij e moshës 52 vjeçare me iniciale R.Xh, e kishte rrahur dhe dhunuar si fizikisht edhe psikologjikisht.
Ai u tha efektivëve të policisë se kjo gjendje vazhdonte prej kohësh dhe se ai nuk mund ta duronte më, agresionin e së shoqes.
Sakaq ndërsa burri u mor në mbrojtje, ndaj gruas dhunuese nisën hetimet.
a.y/NOA