Tiranë, 1 shtator 2011, NOA- 30 vjeçari Gentian Cakoni nga Burrel ka rënë në duart e policisë së Tiranës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme i akuzuar si autor i një grabitje.
Cakoni akuzohet se në rrugën “Ndre Mjeda”, i ka zënë pritë për ti vjedhur varësen një gruaje.
Sakaq pas ndërhyrjes së bërë nga policia, 30 vjeçari është arrestuar, ndërsa theksohet se ai ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje.
Nga ana e uniformave blu, pas kapjes së hajdutit, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua varësja e vjedhur.
a.y/NOA