Romë, 1 Shtator NOA - Dita e fundit e merkatos duhet thënë se ka qenë e pasur me goditje për Romën.
Pas Pjanic dhe Kjaer, klubi kryeqytetas ka zyrtarizuar mbërritjen e Fernando Gago dhe Fabio Borini.
Mesfushori argjentinas ka mbërritur në formë huazimi nga Real Madrid me të drejtë blerje me një çmim të fiksuar për 7 milionë euro për Romën.
Ndërsa sulmuesi i Parmës është marrë borxh për një çmim 1.5 milionë euro.
r.b/NOA