English

Rusia njeh Këshillin Tranzitor në Libi

E enjte, 1 shtator 2011, NOA- Rusia ka deklaruar se njeh Këshillin Kombëtar Tranzitor në Libi si organin legjitim qeverisës.

Ky fakt bëhet i ditur nga një deklaratë e ministrisë së jashtme ku thuhet, “Nisemi nga parimi se të gjithë kontratat dhe detyrimet duhet të respektohen”.

Më tej sqarohet se reformat e lajmëruara nga Këshilli i Tranzicionit, duhet të mbahen, që nga zgjedhjet e reja dhe krijimi i qeverisë, duke kujtuar se Moska mban marrëdhënie diplomatike me Tripolin që nga viti 1995.

Ndërkaq njohja e këshillit libian, vjen në të njëjtën ditëm ku i dërguari presidencial Rus për Afrikën, Mikhail Marghelov do të marrë pjesë në samitin që do të mbahet në Paris “Miqtë e Libisë”.

a.y/NOA

KOMENTE