Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ftoi sot deputetët e maxhorancës dhe të opozitës, “të punojmë e të votojmë bashkë” sepse sikurse tha “çdo gjë që i bashkon shqiptarët duhet të na bashkojë edhe ne me votë në Parlament”.
"Unë jam sot këtu, për të ftuar kolegët e mi, deputetë të maxhorancës dhe të opozitës, të punojmë e të votojmë bashkë. Sinqerisht i ftoj të votojmë bashkë. Ne po hyjmë në vitin e trete te kësaj legjislature. Ne kemi privilegjin dhe mundësinë të bëjmë hapa të tjera drejt BE-së. Integrimi ne BE i Shqipërisë nuk është as majtas as djathtas.Integrimi ne BE është objektivi ynë kombëtar. Çdo gjë që i bashkon shqiptarët duhet të na bashkojë edhe ne me votë në Parlament”, - tha Topalli.