English

Topi në Serbi për trashëgiminë kulturore

E enjte, 1 shtator 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi është nisur drejt Serbisë, ku pritet të qëndrojë për tre ditë, për të marrë pjesë në konferencën rajonale për trashëgiminë kulturore.

Konferenca do të mbahet në qytetin, Viminacijum, afër qytetit të Pozharevcit dhe ka të bëjë me ripajtimin dhe trashëgiminë kulturore.

Ndërkaq kjo konferemcë mbahet për herë të nëntë, ajo organizohet me shefat e shteteve të Europës Juglindore dhe këtë vit organizohet nga presidenca serbe.

Burime zyrtare nga Presidenca bëjnë me dije se gjatë qëndrimit të tij në Serbi, Presidenti Topi pritet të takojë përfaqësues të shteteve të ndryshme që do të jenë pjesë e konferencës.

a.y/NOA

KOMENTE