English

Trajneri i “Gjelave”: Agresiviteti, pika e fortë e Shqipërisë

Tiranë, 1 shtator 2011, NOA – Trajneri i Francës, Laurent Blanc, në një dekaratë për shtyp pohoi se përballja e së Premtes me Shqipërinë është një ndeshje e rëndësishme, duke parë dhe njohur lojën e disa prej futbollistëve shqiptarë. “Kam pasiguri, pasi ka lojtarë të sëmurë apo të dëmtuar, por sonte do të bëjmë një stërvitje me të gjithë lojtarët” tha më tej trajneri francez.

Blanc deklaroi se pika me e forte e Shqipërisë mbetej agresiviteti.

Yje si Riberi, Benzema, Patris Evra, Nasri apo Abidal, do të përballen më 2 shtator me kuqezinjtë, në një sfidë tepër të rëndësishme në Euro 2012. Francezët kërkojnë 3 pikët në “Qemal Stafa”, për të ruajtur kreun e grupit D. Franca do të qëndrojë 5 ditë në kryeqytetin shqiptar, duke i zhvilluar këtu përgatitjet për ndeshjen me Rumaninë, që është në program më 6 shtator. “Gjelat” do të largohen vetëm ditën e hënë drejt Bukureshtit, ku do të luajnë ndaj rumunëve.

a.q/NOA

KOMENTE