Vietnam, 1 shtator 2011, NOA - Në Vietnam, në fillim të vitit 2011u regjistruan rreth 35 000 raste të sëmundjes dorë-këmbë-gojë, e cila ka shkaktuar 85 të vdekur, përfshirë shumë fëmijë nën 5 vjeç. Shifrat janë bërë publike nga qeveria vietnameze. Kjo është një sëmundje ngjitëse virale, tipike pediatrie.
Rritje masive ka nxitur autoritetet shëndetësore të Vietnamit të intensifikojnë përpjekjet për të ndaluar përhapjen e virusit. Tani për tani, rastet kanë qenë të përqendruara në 17 qytete, duke përfshirë dhe të gjitha krahinat e vendosur në jug të vendit.
a.q/NOA