English

Vodhën makinën, kapet njëri nga autorët

Tiranë, 1 shtator 2011, NOA- Një 27 vjeçar banues në Kodër Kamëz, ka përfunduar në prangat e policisë i dyshuar si autor i vjedhjes me dhunë dhe armë të një automjeti tip “Alfa Romeo”, me targa të huaja italiane, në pronësi të shtetasit Arben Stojani.

Nga vjedhja e ndodhur pak ditë më parë në aksin rrugor Kamëz – Valias, u arrestua

personi i shpallur në kërkim policor si autor i dyshuar i kësaj ngjarje shtetasi Flamur Toskaj, si dhe është shpallur në kërkim F.B.

sakaq nga ana e uniformave blu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti Alfa Romeo 166 me targë italiane AX777PC.

Ndaj të ndaluarit, Prokuroria e kryeqytetit nisi hetimet për veprën penale “Vjedhjes me armë”.

a.y/NOA

KOMENTE