English

Arvizu te Rama: PS në Kuvend, detyrim për reformat

Tiranë, 2 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Sikundër pritej axhenda politike, të paktën zyrtarisht është deklaruar të ketë qenë temë e takimit mes kryediplomatit amerikan Arvizu dhe kreut të opozitës Edi Rama.

Ambasadori amerikan, 1 orë e 30 minuta pas hyrjes në selinë e socialistëve tha se pjesëmarrja e opozitës në kuvend është domosdoshmëri dhe nevojë për reformat.“Rama më informoi për axhendën politike të opozitës. Ai është shprehur shumë i hapur për dialog. Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend është forma më e mirë e diskutimit për reformat e rëndësishme” ka shtuar Arvizu. Ai gjithashtu ka deklaruar se së bashku me kreun e selisë rozë ka diskutuar edhe axhendën e opozitës në Parlament, axhendën e integrimit te vendit në BE dhe për shumë çështje të rëndësishme në Shqipëri.

Të mërkurën ambasadori Arvizu u kërkoi partive politike të mos bëhen pengesë për reformat. Pas një takimi me kreun e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, diplomati amerikan kërkoi nga politika gjetjen e rrugës së bashkëpunimit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

a.q/NOA

KOMENTE