Tiranë, 2 Shtator 2011 NOA/ Rid Bulku –Pak çaste më parë në minutën e 47-të ndeshjes, Erion Bogdani ka shënuar golin e parë për Shqipërinë në ndeshjen me Francën, e vlefshme për Eliminatoret e Euro 2012.
Ka qenë një gol që erdhi me të nisur pjesa e dytë e ndeshjes pasi e para shkaktoi mërzi tek tifozët me dy golat që shënuan francezët.
Në këto momente është rindezur atmosfera që ishte në minutat e para të ndeshjes kur ende Franca nuk kishte shënuar asnjë gol.
***
Në vetëm 18 minuta lojë, Franca ka shënuar dy gola në stadiumin kombëtar shqiptar “Qemal Stafa”, duke frenuar entuziazmin e tifozëve të shumtë që kanë mbushur këtë stadium.
Goli i parë u shënua në minutën e 12-të nga Karim Benzema dhe vetëm gjashtë minuta më pas erdhi goli i dytë nga MVila.
Goli i parë erdhi kur Ujkani dështoi në përpjekjen për të kontrolluar topin dhe Benzema shënon në hyrje të zonës duke çuar Francën në avantazh.
Më tej, goli i dytë erdhi kur Benzema dha një pasim që çoi MVila në portën kuqezi duke shënuar edhe një herë për francezët.
Në këto 30 minuta të para të ndeshjes, Curri u zëvendësua nga Lala. Kjo erdhi pasi Altin Lala u dëmtua.
Dy raste të mira ishin për kombëtaren shqiptare në këto 30 minuta.
I pari në minutën e 13-të kur Salihi goditi traversën pas një kombinimi që bëri me Bogdanin. Kurse rasti i dytë ishte kur Bulku goditi fort nga jashtë zonës por topi përfundoi jashtë, në minutën e 15-të.
Vijon...