English

“Ekathimerini”: Kriza greke, shqiptarët po paketojnë plaçkat

Athinë, 2 shtator, NOA – “Qindra emigrantë në mesin e atyre që filluan të vinin në Greqi në fillim të viteve ‘90 për të kërkuar një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre, tashmë janë duke liruar shtëpitë dhe duke paketuar plaçkat për t’u kthyer mbrapsht në shtëpi, të detyruar nga kriza ekonomike”.

Kështu nis artikulli i të përditshmes greke “Ekathimerini”, me titullin “Të goditur nga kriza ekonomike, emigrantët kthehen në shtëpi”. Në radhët e tij, thuhet se shtresa e emigrantëve shqiptarë ëshytë kryesorja që po e braktis Greqinë muajt e fundit. Duke shtuar se lagje athinase që janë të njohura për popullsi të mëdha me emigrantë si Neapoli, Kypseli, Omonia, Victoria, Aghios Panteleimonas dhe Patissia, janë duke u braktisur gjithnjë e më shumë nga emigrantët shqiptarë, të vendosur aty në fillim të viteve ’90 dhe përgjatë këtyre dy dekadave të fundit.

Ata që mbeten më shumë të zbrazët janë apartamentet e vogla apo bodrumet, në të cilat ata jetonin kryesisht, ndryshe nga popullata vendase.

“Dalja më e madh është vërejtur në mesin e komunitetit shqiptar në Greqi, i cili i ka ndjerë efektet e rënies ekonomike, sidomos në sektorin e ndërtimit. Në lagjet e shumta rreth kryeqytetit ju do të shihni shqiptarë që i çojnë fëmijët e tyre në sheshe lojërash ose kalojnë kohë në kafene dhe lokale për shkak se nuk kanë një punë ku të shkojnë. Gratë, për më tepër, shumë prej të cilave punonin për ndihmë shtëpiake, janë duke parë heqjen më shumë se të tjerët nga puna”, citon artikulli në fjalë.

Duke shtuar se "shumë prej tyre po mendojnë rreth kthimit në shtëpi që nga viti i kaluar, por fëmijët e tyre, shumë prej të cilëve shkojnë në shkollë greke dhe nuk flasin shqip, janë arsyeja pse ata po hezitojnë".

Nga ana tjetër, thuhet se “qeveria shqiptare i është përgjigjur fluksit të riatdhesimeve, - sipas Flutura Tafilakut, një anëtare e Bashkimit të Shoqatave ShqiptareAthinë, mes "politikave të inkurajimit për kthim”.

Shumica shohin përpara për të filluar një biznes të tyre ose si të vetëpunësuar. Sipas Tafilakut, ka ngastra të mëdha të tokës bujqësore në Shqipëri që janë braktisur, por të gjithë në fakt duan të lëvizin në qytet për të filluar aty një biznes të vogël. Kurse disa, shton Tzanetos Antypas, kreu i organizatës joqeveritare “Praxis”, i kanë hedhur tashmë themelet për këtë.

"Shumë shqiptarë kanë investuar në zonën bregdetare, tani janë në kthim prapa”, tha Antypas.

Është vlerësuar se nga 500.000 shqiptarë që jetojnë në Greqi, 50.000 prej janë kthyer në shtëpi që nga viti 2004. Të tjerët, ndërkohë, janë në kërkim për më tutje.

"Një përqindje e madhe e bashkatdhetarëve tanë janë planifikuar të emigrojnë Perëndim, në Kanada dhe në SHBA", vuri në dukje gazetarja Frida Bedaj. Kjo nuk është vetëm shqiptarët, megjithatë, janë ata të parët emigrantë në Greqi, të cilët janë duke gjetur më pak arsye për të qëndruar në Greqi.

Rumunët, bullgarët dhe polakët, tani qytetarë të Bashkimit Evropian, janë gjithashtu të vendosur që kthehen në vendet e tyre, të cilët janë duke përjetuar një rritje të ndjeshme që nga aderimi i tyre në BE.

Disa emigrantë aziatikë janë gjithashtu duke menduar idenë e lënies së Greqisë si dhënëse e punës, duke i vënë lejet e tyre të qëndrimit në rrezik. Ky opsion është duke u konsideruar kryesisht nga të rinjtë që kanë vajtur në Greqi nga India, Pakistani dhe Bangladeshi.

n.e/NOA

KOMENTE