Tiranë, 2 Shtator 2011 NOA/ Rid Bulku – Edhe pse u dhanë tre minuta shtesë, kombëtarja shqiptare nuk arriti të shënonte në portën franceze më shumë se një herë.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të francezëve, duke shuar kështu çdo lloj shprese të ekipit kuqezi për të pretenduar Kampionatin Evropian të vitit 2012.
***
Në pjesën e parë të ndeshjes, në vetëm 18 minuta lojë, Franca ka shënuar dy gola në stadiumin kombëtar shqiptar “Qemal Stafa”, duke frenuar entuziazmin e tifozëve të shumtë që kanë mbushur këtë stadium.
SHIHNI GOLIN E PARE
Goli i parë u shënua në minutën e 12-të nga Karim Benzema dhe vetëm gjashtë minuta më pas erdhi goli i dytë nga MVila.
Goli i parë erdhi kur Ujkani dështoi në përpjekjen për të kontrolluar topin dhe Benzema shënon në hyrje të zonës duke çuar Francën në avantazh.
Më tej, goli i dytë erdhi kur Benzema dha një pasim që çoi MVila në portën kuqezi duke shënuar edhe një herë për francezët.
SHIHNI GOLIN E DYTE
Në këto 30 minuta të para të ndeshjes, Curri u zëvendësua nga Lala. Kjo erdhi pasi Altin Lala u dëmtua.
Dy raste të mira ishin për kombëtaren shqiptare në këto 30 minuta.
I pari në minutën e 13-të kur Salihi goditi traversën pas një kombinimi që bëri me Bogdanin. Kurse rasti i dytë ishte kur Bulku goditi fort nga jashtë zonës por topi përfundoi jashtë, në minutën e 15-të.
***
Në minutën e 47-të ndeshjes, Erion Bogdani shënoi golin e vetëm në ndeshjen me Francën, e vlefshme për Eliminatoret e Euro 2012. goli erdhi pas një pasimi në thellësi që u ofrua nga Ervin Bulku duke bërë që rezultati të ngushtohej në 1-2 për Francën.
SHIHNI GOLIN E TRETE
Ky gol erdhi me të nisur pjesa e dytë e ndeshjes pasi pjesa e parë shkaktoi mërzi tek tifozët me dy golat që shënuan francezët.
Pas këtij goli, u rindez atmosfera ashtu siç kishte nisur në minutat e para të ndeshjes kur ende Franca nuk kishte shënuar asnjë gol.
Megjithatë pjesa e dytë vijoi pa asnjë gol tjetër nga të dyja skuadrat.
Për më tepër, Armend Dallku u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje ndaj M Vila. Kjo solli për pasojë përjashtimin e tij në ndeshjen me Luksemburgun. Një tjetër karton i verdhë për kuqezinjtë ishte ai ndaj Lorik Canës pse protestoi ndaj gjyqtarit.
Ndërkohë në pjesën e dytë pati disa përpjekje për gol të katërt.
Kështu në minutën e 59-të, Hyka dhe Bulku goditën nga afër pas një aksioni te shkëlqyer nga krahu i majte i Vangjelit. Por Lloris grushtoi dy here duke shpëtuar portën e “gjelave”.
Kurse Franca ishte pranë golit të tretë kur mbrojtësi Kaboul bëri një gjuajtje me kokë pas një goditjeje nga këndi por topi u përplas në shtyllë.
r.b/NOA