English

Gaddafi lajmërohet i gjallë

Libi, 2 shtator, NOA - Muammar al-Gaddafi sërish është paraqitur në opinion përmes dy video-mesazheve. Nga vendstrehimi i tij i panjohur ai apelon që ithtarët e tij të vazhdojnë luftën.

Gaddafi, i cili erdhi në pushtet në Libi para 42 vitesh, paralajmëroi një luftë të gjatë. "Janë këto vetëm intriga dhe rrena. Duhet të vazhdojmë luftën për çlirimin e vendit luginë më luginë, kodër më kodër dhe qytet më qytet. Kjo do të jetë një luftë e gjatë", citohet Gaddfi në televizionin Al Xhazira.

Ai kritikoi perëndimin për vjedhjen e naftës libiane. Ndërkohë kryengritësit kanë shtyrë edhe për një javë ultimatumin e dërguar banorëve të vendlindjes së Gaddafit, në Sirte që të dorëzojnë armët. Ata thanë se duan të evitojnë gjakderdhje të reja.

KOMENTE