Tiranë, 2 shtator, NOA – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohen si autorët e grabitjes së kasafortës së një firme ndërtimi. Pas një pune disa ditore, policia bëri të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e; Marildo Flamur Meri, 23 vjeç, banues në Tiranë, Olsian Petrit Nazari, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, dy autorët, në bashkëpunim dhe me personin me inicialet M. C, janë të dyshuar si autor te vjedhjes se një kasaforte me një sasi prej 4.5 milion lekë të e zyrës së shoqërisë së ndërtimit “Vllaznia” Sh.P.K. Neni 134/2 i KP.
a.k/NOA