Peqin, 2 shtator, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Peqinit gjatë orëve të natës. Një grabitje është kthyer në një shkëmbim zjarri me viktima. Mësohet në ngjarja ka ndodhur në një kabine elektrike në Pajovë. Një person, Luan Tabaku, ka shkuar për të grabitur dhe në momentin e vjedhjes ai është pikasur nga polici, Zabit Caka.
Tabaku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi policin duke e lënë atë të vdekur. Më pas mësohet se Tabaku ka qëlluar dhe vetën. Mësohet se Tabaku ka qenë me precedentë penal në Shqipëri dhe në Itali.
Ende nuk janë dhënë të plotë detajet e ngjarjes. Pritet që policia e Elbasani të bëjë të ditur dhe skemën e vrasjes së punonjësit dhe forcave të rendit.
a.k/NOA