Laç, 2 shtator 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Laç- Fushë Krujë, ku si rrjedhojë e tij është në gjendje kritike për jetën një 32 vjeçare.
Vera Mirashi ka qenë duke i dhënë makinës së saj tip Volksvagen, teksa papritmas ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin ndarës të rrugës.
Sakaq kanë qenë kalimtarë të rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurës, e cila është drejtuar me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë.
a.y/NOA