English

Korçë, digjen hektarë me lajthi, rrezik për pyllin e Çardhakut

Korçë, 2 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një zjarr i fuqishëm ka rënë në kodrat e Dishnicës në Korçë, ku si rrjedhojë e tij janë djegur disa hektarë me lajthi.

Si rrjedhojë e këtij zjarri masiv nga dëshmitarë në vendngjarje thuhet se po rrezikohet pylli i Çardhakut, pasi flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi të madhe.

Sakaq për të ardhur në ndihmë për të shuar flakët, krahas zjarrfikësve të zonës kanë mbërritur edhe 2 avionë nga Greqia, pas ndihëms së kërkuar nga pala shqiptare, të cilët po punojnë me intensitet të plotë për vënien nën kontroll të situatës.

a.y/NOA

KOMENTE