English

Meksisë, gjenden të vdekura dy gazetare

Meksiko, 2 shtator 2011, NOA - Trupat e dy reportereve, Marcela Yarce dhe Rocio Gonzales Trapaga, janë gjetur në një lagje të Qytetit të Meksikos.

Lajmin e kanë bërë të ditur hetues të kryeqytetit meksikan, sipas të cilëve dy gazetaret, mikesha prej shumë vitesh, ishin takuar për të pirë një kafe dhe më pas ishin zhdukur.

Sipas burimeve, të dyja ato kanë humbur jetën për shkak të asfiksisë dhe janë gjetur në parkun Iztapalapa me trupat plotësisht të zhveshur.

Marcela Yarce ka qenë themeluese dhe drejtuese e marrëdhënieve me publikun tek e përjavshmja “Contralinea”, e njohur për investigimet e kryera në vitet e fundit lidhur me korrupsionin.

Ndërsa Trapaga, punonte në mënyrë të pavarur, pasi kishte qenë për vite të tëra një ndër gazetaret më të njohura të një televizioni.

Kjo e fundit drejtonte një pikë këmbimi valutor pranë aeroportit të qytetit të Meksikos dhe dje kishte tërhequr një shumë të madhe parash.

a.q/NOA

KOMENTE