English

Nis sezoni i ri politik, opozita merr pjesë në konferencën e kryetarëve

Tiranë, 2 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Kuvendi nisi sot zyrtarisht sezonin e ri politik, me miratimin e kalendarit 3 javor të punimeve.Gjatë paradites është mbledhur me dyer të mbyllura konferenca e kryetarëve të grupeve kuvendore ku ka marrë pjesë edhe kreu u grupit socialist Gramoz Ruçi.Siç njoftojnë burimet zyrtare konferenca ka miratuar ligjet që pritet të kalojnë për shqyrtim – vendim në komisione dhe seancë plenare gjatë muajit shtator.Nuk dihet nëse në kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit janë përfshirë të gjitha projektligjet e mbartura që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ndërkohë, që janë një numër i madh ligjesh që kërkojnë 84 vota, kësisoj edhe votat e opozitës, si ligji për gjykatën administrative apo disa kode. Mësohet se kreu I grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi nuk ka paraqitur kundërshti për ligjet që kërkojnë miratim, por ka renditur vetëm disa çështje teknike.Një ditë më parë, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ftoi opozitën të jetë pjesë e punës së Kuvendit dhe të japë kontributin e saj shumë të rëndësishëm për reformën zgjedhore dhe plotësimin e 12 rekomandimeve të KE për integrimin e vendit në familjen evropiane

a.q/NOA

KOMENTE