English

Parashikimi i motit për 3 shtator 2011

Tiranë, 2 shtator 2011, NOA- Edhe nesër vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime në të gjithë vendin, por duke ju afruar orëve të mesditës do të ketë shtim të vranësirave përgjatë kufirit Lindor të cilat do të rrezikojnë këto vende shira të dobët.

Sipas MeteoALB, pjesa e dytë e ditës do të mbetet me vranësira dhe shira të dobët në të gjithë zonën Lindore, ndërsa zona e ulët dhe bregdetare do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në mbrëmje dhe gjate natës parashikohet që vranësirat dhe shirat të largohen nga i gjithë vendi.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehte si në vlerat e mëngjesit edhe në ato të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në Adriatik dhe Jon të jetë 2 ballë.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare do të jenë dominuese. Përjashtim bën Europa Verilindore, Ishujt Britanike dhe një pjesë e Europës Qendrore ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë gjithë ditës në këto rajone. Shira të dendur në formë rrebeshi do të bien në France dhe në Zonën e Alpeve. Gjithashtu në Ballkanin lindor gjatë pasdites vranësirat do të fuqizohen dhe për pasojë do të gjenerojë shira në formë rrebeshi të cilat do të shoqërohen dhe me forcim të erës.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e alpeve rrezikohet nga rrebesh shiu

- Ballkani lindor do të mbetet me shira dhe shkarkesa rrufesh

- Franca alarmon për shira të dendur dhe stuhi të forta ere

a.y/NOA

KOMENTE